Eksperienca shumë vjeçare në montimin e impianteve të gazit ju jep garancinë dhe sigurinë si askund tjetër! Jemi servis i specializuar në montimin e impianteve të gazit për automjete te ndryshme.
Shërbimi i instalimit të impiantit vjen tek ju shumë lirë, dhe gjithashtu me këste si askund tjetër !
IMPIANTE GAZI
Në varësi të kërkesës së klientit! Montime, riparime dhe distributor kryesor i shumë firmave prestigjoze në Europë. Ofrojmë instalime për makina nga më të vjetrat deri te më të rejat.
Auto-Kondicioner
Ofrojmë mbushje dhe pjesë këmbimi të reja për kondicionerët e të gjitha llojeve të automjeteve.
ElektroAuto
Riparime për makinat nga më të ndryshmet për të gjitha pjesët elektrike të automjeteve.
Kursim
Përgjysmoni menjëherë koston e karburantit. Kursim i garantuar që në rimbushjen e parë. Çmimi i gazit është në mënyrë të konsiderueshme më i ulët se ëmimi i benzinës, deri në masën 50%. Për më tepër sistemet tona lejojnë monitorimin dhe bëjnë përshtatjen e parametrave të autoveturës duke dhënë një konsum optimal të karburantit.
Kualitet dhe teknologji
Teknologjia e lartë e sistemeve të gazit
Integrimi perfekt i sistemve elektronike dhe mekanike të autoveturave moderne ka sjellë shtëpitë më të rëndësishme të autoveturave botërore në zgjidhjen e sistemeve tona si partner i tyre teknologjik për instalimin në autoveturat e tyre me sistemet GPL. Kjo ka lejuar realizimin e kiteve te dedikuar për çdo tip autoveturë në çdo vend të botës
Ekologjik
GPL është një karburant me një ndikim shumë të ulët mjedisor.
Sistemet tona optimizojnë cilësinë ekologjike të gazit, reduktojnë ndotjen nga nxjerrja e gazrave të motorrave
Siguri
Aparatet e gazit janë 100% të sigurta, të provuara në situata ekstreme, si përmbysja dhe përplasja e makinës, marrja flakë e makinës, goditja e qëllimshme, etj.
Bombulat e gazit janë të pajisura me sistem sigurie, të tilla që në rast goditje, nxehtësie apo shkëputje, ato caktivizohen dhe izolohen.
Me Sigurinë dhe Cilësinë, Nuk Bëjmë Kompromis ! Ju Mirëpresim !