Servise që ofrojnë shërbime të cilësisë më të lartë, iu këshillohen klientëve, të cilët kërkojnë montim profesional të specializuar të impianteve të gazit. Në këtë grup hyjnë servise, të cilat ofrojnë shërbim montimi në nivel të lartë të aprovuar nga prodhuesi i impianteve të autogazit. Si montues i impianteve të autogazit Eltoni Redi u ofron klientëve të rrjetit riparim falas brenda garancisë në vende të caktuara.
Ç’do të thotë kjo në praktikë? Nëse klienti monton impiantin në Servisin e Autorizuar në një vend, ku egziston rrjeti i Serviseve të Autorizuara, atëherë ai e ka të sigurt riparimin falas të impiantit brenda afatit të garancisë në secilin prej Serviseve të Autorizuara pavarësisht nga vendi dhe servisi, ku u realizua montimi.
Serviset e Autorizuara ofrojnë:
• montim profesional dhe rregullim preçiz
• përvojë shumëvjeçare
• pjesëmarrje në shkollimet e ofruara nga prodhuesi
• riparim falas brenda afatit të garancisë në gjithë territorin e Shqipërisë
Serviset e autorizuara janë pjesë e një rrjeti me pika shërbimi të lidhura me markën dhe të shpërndara në vende të caktuara. Serviset mund të identifikohen lehtësisht nga shenjat karakteristike të rrjetit të vendosura brenda dhe jashtë obiekteve. Ato plotësojnë standardet më të rrepta – servisi garanton punonjës të kualifikuar, trajtim profesional dhe të sjellshëm të çdo klienti, si dhe jep siguri se për çdo riparim do të përdoren pjesë zëvendësuese origjinale të cilësisë më të lartë. Njëkohësisht synimi ynë është rritja e vazhdueshme e nivelit të kualifikimit dhe të mjeteve dhe aparateve moderne të punës.
Eltoni Redi autogaz gjendet prane jush ne cdo nevoje ne automjetin tuaj dhe jashte garancise.