Për shkak të eksperiencës dhe trajnimeve të njëpasnjëshme Eltoni Redi ka trajnuar shumë pika në vend duke u kthyer në distributor kryesor për impiantet e gazit. Duke garantuar më pak shpenzime për lëndën djegëse që i duhet automjetit dhe pa rënie të performancës.
Një zgjidhje mjaftë efikase e jep Eltoni Redi Auto Gaz me impiantet e gazit dhe certifikimin e tyre në kompanite më të mira ndërkombëtare të impianteve. Performance dhe ekonomi me impiant gazi. Çdo vit kompania dërgon ekipet e punës për tu trajnuar jashtë vendit me teknologjinë e fundit të impianteve për ti bërë sa më efiçente dhe profesional trajnimet janë kryer në: Itali, Hollandë, Poloni, Turqi etj…
Por çfarë duhet të bëjn qytetarët në këto kushte kur mjeti i transportiti kthehet në një kërcënim serioz për portofolin?
Shqipëria rezulton ndër vendet e para në botë për çmimin më të lartë të karburantit. Duke u kthyer në barrë ekonomike për xhepat e familjeve.
Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, publikuar nga INSTAT, një familje shqiptare shpenzon mesatarisht për transport 5.9% të totalit të të ardhurave mujore.
Një tjetër element që dëshmon se makina është ende luks në Shqipëri është vëllimi i motorit, prej nga ku varet edhe shpejtësia e saj. INSTAT konstaton se numri më i lartë i autoveturave në qarkullim ose 66.8% e totalit kanë një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub, 30.6% e makinave në rrugë janë me vëllim 2001-3000 centimetra në kub dhe vetëm 2.6% kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub.
Ndërkohë një faktor kryesor që ndikon në rritjen e çmimit të karburanti lidhet edhe me taksat e larta që shoqërojnë naftën dhe benzinën, që paguhen nga çdo konsumator sa herë ai blen një litër karburant. Niveli i taksave arrin në rreth 100 lekë të litër, duke përbërë mbi 60% të çmimit.